Gentian Gega, 45-vjeçari që prej të paktën 10 ditësh përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 23-vjeçare në rrjetet sociale është arrestuar nga Sektori i Krimit Kibernetik pranë policisë së Tiranës.
Advertisements
E reja pasi merrte vazhdimisht mesazhe të tipit “të dua, nuk jetoj dot pa ty”, ka bërë kallëzim pranë policisë dhe menjëherë krimi kibernetik ka nisur hetimet.
Në lidhje me rastin, gazetarja Aida Topalli shprehet se ka qytetarë të thjeshtë që përndjekin ish-të dashurat apo të dashurat e tyre.
Advertisements
Mes tjerash ajo nënvizoi se ka dhe vajza që përndjekin djemtë.
“Ka qytetarë të thjeshtë që përndjekin ish-të dashurat, të dashurat e tyre. Përgjithësisht janë djemtë ata që përndjekin, në pak raste, kur janë personazhe publike, ka dhe vajza”-tha gazetarja Topalli.