“Rikthehet acari dhe…”, sinoptikani Hakil Osmani zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në fundjavë: Nga nesër…

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë kësaj fundjave dhe në fillimin e javës që vjen, edhe pse nuk do të mungojnë vlerat negative në disa qytete malore.

Advertisements

Meteorologu Hakil Osmani ka bërë me dije në një emision televiziv tha se moti do të jetë kryesisht i kthjellët, teksa theksoi se në disa rrugë do të ketë ngrica dhe akull dhe apeloi për kujdes nga ana e shoferëve.

“Temperaturat e ajrit kanë pësuar tjetër rritje. Për ditën e shtunë do të kemi tjetër rënie të tmeperaturave të ajrit në orët e mesditës duke bërë që maksimumet të jenë 13 gradë Celsius. Dita e diel sjell rritje të temperaturave, në mëngjes dhe në mbrëmje mbeten në vlera negative.

Advertisements

Do të kemi interval të gjata kthjellimesh dhe orë të gjata me diell, por edhe vranësira gjatë mbrëmjes.

Do të kemi ngrica në akset rrugore në zona që kanë prezente lagështirën në rrugë. Temperaturat me minus do të sjellë akull dhe duhet pasur kujdes për sa i përket drejteuseve të mirë. Fillimi i javës tjetër parashikohet të sjelli rritje të temperaturave të ajrit”, tha Osmani.

Artikulli paraprakMarrëdhënia me Luana Vjollcën, veprimi i fundit i Arbanës vendos pikat mbi “i”
Artikulli tjetërI vrau vëllanë pasi i përdh**oi vajzën, gruaja del kundër burrit: S’duhet ta vriste, nuk e takoj në burg, është njeri i keq