Policia me ‘dorë të hekurt’ në Tiranë, arreston 27 persona dhe vendos 9170 gjoba në një javë

Policia Rrugore e Tiranës në bilancin e saj javor të qarkullimit rrugor bën me dije se janë arrestuar ose proceduar 27 persona për vepra të ndryshme penale.

Advertisements

Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar/proceduar 27 persona, për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Janë vendosur gjithsej 9170 masa administrative, disa prej tyre:

Advertisements

-499 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara;

-451 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit;

-381 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

-77 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

-320 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve;

-6069 masa për qëndrim të gabuar.

Janë bllokuar 16 automjete, për targa të huaja për verifikim, detyrime të palekuiduara dhe për mungesë dokumentacioni.

Artikulli paraprakNuk i dha leje të betohet si kryebashkiak i Himarës, reagon Beleri: Gjykata zbatoi urdhrin e Kryeministrit! Shpresa vdes e fundit
Artikulli tjetërE rëndë! Babai rreh me sende të forta të birin