Në konferencën vjetori, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u pyet nga gazetarët edhe për fatin e Ervis Martinajt, i zhdukur që prej muajit gusht të vitit 2022, për të cilin ende nuk ka asnjë informacion, apo deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit.
Advertisements
Balla u shpreh se policia ka shumë informacion në lidhje me këtë ngjarje, por ende nuk ka një pasqyrë të plotë të gjithë kësaj ngjarjeje.
“Unë e kam marrë detyrën në 15 korrik dhe mund t’ju informoj që kjo cështja ka qenë një nga cështjet e orëve të para. Mbetet një sfidë e pazgjidhur ende, sa i përket referimit përfundimtar në gjykatë.
Advertisements
Policia ka shumë informacion për këtë cështje, por sa kohë që dokumentimi i plotë i saj kërkon ende kohë. Në momentin që do të kemi një pasqyrë të plotë, mezi pres të dal para jush për të sqaruar publikisht. Është një ngjarje e rëndë, e rëndësishme, e cila ka të bëjë edhe me gjithë këto indikator të rëndësishëm të performancës së punës së Policisë së Shtetit.
Drejtori e Policisë së Shtetit e di fare mirë këtë gurë peshë të rënde dhe po bëjmë gjitha e mundur për t’i shkuar në fund kësaj çështjeje” tha Balla ndër të tjera.
Vijon…