Po bisedonin në rrugë, por i moshuari doli në ballkon e katit të 5-të dhe i qëlloi me armë, shpëtojnë mrekullisht 3 të rinjtë!

Tre të rinj kanë shpëtuar mrekullisht pak pas mesnatës në lagjen “Rus” në Shkodër.

Advertisements

Teksa ndodheshin në rrugë duke biseduar, i moshuari, shtetasi Fasli Hyka ka dalë i armatosur në nga balkonin e katit të pestë të banesës së tij në orën 00:30 dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Plumbat fatmirësisht nuk plagosën asnjërin prej tre të rinjve ndërsa u dëmtua një automjet i parkuar.

Advertisements

Menjëherë në vendngjarje mbërritën forca të shumta policie duke izoluar zonën për shkak të rrezikshmërisë. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë u futën nga balkoni i shtëpisë së 83 vjeçarit pasi më parë i hodhën një zhurmuese dhe më pas edhe nga dera e shtëpisë duke arritur që ta neutralizojnë dhe arrestojnë.

I moshuari para se të qëllonte mësohet se ka telefonuar policinë duke i kërkuar ndihmë pasi sipas tij jashtë kishte zhurma që po e shqetësonin. Pas pak minutash mori çiften dhe qëlloi në drejtim të të rinjve, kalimtarë të rastit që arritën të shpëtojnë.

Artikulli paraprakMoti për sot, ulje temperaturash dhe reshje bore
Artikulli tjetërKëmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me paundin