Pas puthjeve dhe ledhatimeve, sherr mes Meritonit dhe Ilnisës

Pas puthjeve dhe ledhatimeve që kanë shkëmbyer më njëri-tjetrin, mesa duket marrëdhënia mes Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit në “Big Brother VIP”, është krisur.

Advertisements

Meritoni mbrëmjen e djeshme ka ngacmuar Ilnisën duke i thënë se është 22 vjeç, ndërsa ajo duket se nuk e ka pritur mirë.

E çuditur nga mosha e gazetarit, Ilnisa i tha që nuk do të flasë më me të, pasi nuk shoqërohet me persona kaq të vegjël.

Advertisements

“Pupupu. Sa rëndë, pra ti më ke gënjyer. Se mendoja se ishe më i pjekur, maksimumi 27 thash, po 23, o zot i madh”, është shprehur ajo.

Meritoni ka shpërthyer në të qeshura pasi ai është 28 vjeç dhe jo 23 siç thoshte, por mesa duket kjo gjë e ka trembur Ilnisën.

Meritoni: 23 vjeç i bëj në maj

Ilnisa: Ua e zeza, ne s’do flasim më kurrë.

Ilnisa: A je normal, a je mirë? Kurrë më ne të dy, vazhdo shoqërinë tënde, por ta them tani nëse ti je 23 vjeç.

Ilnisa: Jo ne shokë jemi, po prap unë nuk kam aq të vegjël.

Meritoni: Çfarë ka lidhje (qesh)

Ilnisa: Po fare more, unë kaloj një pjesë të mirë të kohës me ty. Pupupu. Sa rëndë, pra ti më ke gënjyer. Se mendoja se ishe më i pjekur, maksimumi 27 thash, po 23, o zot i madh.

Meritoni: Ca të pengon ty që jam 23 unë

Ilnisa: Pse rri me mua, shko me moshataret e tua.

Ilnisa: Po jo more, nuk ka shans, s’kemi më punë. Nuk kam çfarë muhabeti të bëj me ty.

Artikulli paraprakE rëndë/ Adoleshenti plagos me thikë bashkëmoshatarin, 16-vjeçari dërgohet në spital
Artikulli tjetërSi pritet moti javën e fundit të janarit? Sinoptikani tregon çfarë do të ndodhë me temperaturat