Dojna Mema pas deklaratës që bëri për rrjetet sociale dhe vajzat e Instagramit u kritikua shumë në rrjet. Të shumtë ishin personazhet që reaguan ashpër ndaj saj.
Advertisements
Së fundmi ajo ka reaguar me një video për deklaratat e saj të fundit në emisionin ‘Oxygen’, për të cilat ajo thotë se po shfrytëzohen për të marrë vëmendje.
“Përshëndetje të gjithëve një vit i mbarë, kjo story shkon në veçanti si një falenderim për të gjithë njerëzit që kanë marrë kohë nga koha e tyre, për të më ndjekur, për të më shkruar, për të më vlerësuar dhe realisht ma keni mbushur zemrën plot. Edhe mirë se erdhët të gjithë ju që jeni të rinj të komunitetin tim të instagramit.
Advertisements
Përsa i përket atyre që flasin, lartë e poshtë për hir të të folurit se do marrin pak vëmendje dhe kjo punë është e vjetër sa bota, të vazhdojnë, ta bëjnë. Fatmirësisht unë jam një personazh jam rritur në televizion që nga mosha 21 vjeçare kam qenë në tv çdo gjë është publike, çdo gjë është lehtësisht e vërtetueshme ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i show-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj”, tha ajo.