Ndarja nga jeta e biznesmenit, reagon Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’, në lidhje me ndarjen nga jeta në moshën 53-vjeçare të Dritan Mezinit, këshilltar i Fidel Yllit në Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Advertisements

Rama thekson se nuk e beson dot ndarjen nga jeta të Mezinit, i cili dje pasdite ishte ulur në një të njëjtën tryezën me të në Këshillin Ekonomik Kombëtar.

Reagimi i plotë i Ramës:

Advertisements

“Nuk e besoj dot që Dritan Mezini nuk është më sot, teksa dje pasdite ishte me ne në tryezën e Këshillit Ekonomik Kombëtar.
Nuk e njihja personalisht nga afër, por fjalët për të ishin gjithnjë të mira dhe fjalët e tij ishin gjithnjë interesante. Një anëtar i spikatur i shumë organizatave, shoqatave, forumeve e platformave, njëkohësisht dhe një sipërmarrës i suksesshëm në fushën e teknologjisë së informacionit, si edhe një mentor i shumërespektuar për plot të rinj lidhur me inovacionin e me tregun e punës.
Keqardhje e madhe! U prehtë në paqe????”, shkruan Rama.

Artikulli paraprakAksident i rëndë në aksin “Levan-Tepelenë”/ Përplasen “kokë më kokë” dy automjete
Artikulli tjetërVajza e aktores Hajrie Rondo rrëfehet mes lotësh: Që kur ndërroi jetë, unë nuk kam dashur…