Moti i keq në Elbasan/ Reshje të dendura bore në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ja si paraqitet situata në qarkullimin rrugor

Vendi ynë është përfshirë nga reshje të dendura bore në zonat malore si dhe reshje shiu e shtrëngata në zonat e ulëta.

Advertisements

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka rritur prezencen e shërbimeve të Policisë në akset rrugore urbane e rurale, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë dhe këshilluar drejtuesit e mjeteve.

Aktualisht aksi rrugor Përrenjas-Qafë Thanë është përfshirë nga reshje dëbore, dhe nuk do të lejohen që automjetet të kalojnë pa goma dimërore dhe pa zinxhirë.

Advertisements

“Njëkohësisht po bashkëpunohet me pushtetin vendor dhe firmat kontraktuese për pastrimin e rrugëve nga bora, nga rënia e materialeve në zonat me intensitet shiu dhe për shpërndarjen e kripës,

Policia Rrugore e Elbasanit apelon për drejtuesit e mjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimëror, të ndjekin udhëzimet e shërbimeve tona të Policisë Rrugore”, bën me dije policia.

Artikulli paraprakLordi i drogës grumbulloi 11 milionë paund në vit nga agjentët e pasurive të rreme. Policia kapi edhe 12 shqiptarë. Thanë se jetonin me frikë, por shkonin me pr**tituta
Artikulli tjetërReagime pas miratimit të ligjit për nënshtetësinë në Gjermani, ja kushtet