Makina u bë thërrime, këta janë dy të rinjtë që vdiqën në rrugë

Të premten dy persona nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Hungari.

Advertisements

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy shqiptarët nga Kosova, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, njëri nga Celina dhe tjetri nga Prizreni. Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e tyre.

Ndërsa janë publikuar pamjet e këtij aksidenti, ku vërehet se makina është ndarë në dysh. Aksidenti ka ndodhur pasi makina e viktimave është përplasur me një kamion. Viktimat dyshohet të kenë qenë duke udhëtuar drejt Kosovës.

Advertisements

Artikulli paraprakTrondit vëllai i 41-vjeçares që u vetëvra: Motrën s’e vrau Tik Tok-u, por bashkëshorti
Artikulli tjetër“Pas reshjeve të shiut, vjen i ftohti polar”/ Lajda Porja zbulon çfarë pritet të ndodhë me motin në ditët në vijim