Në programin e dashurisë “Përputhen” është transmetuar një video, në të cilën shihet konkurrenti duke u puthur me një vajzë jashtë programit, një klub nate.
Advertisements
Duke qenë se Aureli ka thyer një nga rregullat kryesorë të programit, produksioni ka marrë vendimin që ai të përjashtohet përfundimisht nga programit.
“Eshtë një rast i përsëritur dhe flagrantë këtë herë pasi shihet qartë që Aureli është duke u puthur me vajzën në video. Edhe pse Aureli ka qenë një ndër konkurrentët më premtues të programit, ai nuk do të jetë më pjesë e “Për’puthen” pasi është zyrtarisht i përjashtuar. Ne do të luftojmë deri në fund për vërtetësi për të matur marrëdhënie të vërteta dhe të sinqerta, gjë që mund të lexohet edhe nga ju që e ndiqni nga shtëpia. Ka një arsye pse “Për’puthen” është në sezonin e tij të pestë dhe vazhdon të qëndrojë i fortë. Kjo pasi kemi luftuar dhe do vijojmë të luftojmë fort që këtu të e ketë vërtetësi”, ka thënë Megi teksa në ekran është shfaqur video.\
Advertisements