Ilnisa lidere e shtëpisë së BBVA3, shpërthen Gazi: O unë, o ti këtu!

Përzgjedhja e gazetares Ilnisa Agolli si lidere shtëpie pas largimit të Drini Zeqos, ka nxitur debate në Big Brother VIP në edicionin e tretë të tij.

Advertisements

Megjithëse e vendosën vetë në krye të Shtëpisë, banorët kanë mbetur të pakënaqur nga urdhrat apo konfrontimet e bëra me gazetaren përgjatë ditës. Këtë çështje e hapi Gazi kur tha se përzgjedhja e Ilnisës si lidere ishte “perla e ditës”.

Më pas në bisedë u bashkuan edhe Albi dhe disa nga banorët e tjerë. I irrituar nga një përballje që kishte pasur më herët me Ilnisën, ndërkohë që ishte i shqetësuar për largimin e Drinit nga Shtëpia, Gazi e ka konsideruar banoren si negative.

Advertisements

Sipas Gazit, ajo nuk është lojtare dhe nëse ai do të votohej nga banorët e tjerë për të dalë në nominim me të, i duheshin vetëm 3 ditë kohë për ta nxjerrë nga shtëpia.

Pjesë nga debati:

Juli: Unë nuk u thashë pse e hiqni ju. Tani ju jo hiqeni, por degdiseni. Mirëpo, në qoftë se do të luash Big Brother shtëpia është ndryshe vëlla.

Gazi: Varet si e mendon ti.

Juli: Ajo nuk do të dalë vetëm në nominim me ‘po-jo’. Ajo do të dalë me dikë tjetër.

Gazi: Populli e ka parë atë, sepse me ato gjërat që ka bërë ajo, në qoftë se ti di 10, ajo ka bërë 100 deri tani. Unë e kam vëzhguar shumë mirë.

Juli: Prapë s’po më kupton.

Gazi: Tani ti e merr për budalla popullin apo si është puna?! Nuk e di populli që ky njeriu është shumë negativ?!

Juli: E sheh mor, si nuk e sheh.

Gazi: Po doli ajo në nonimin, nuk e nxjerr populli thua ti?

Juli: Unë nuk besoj se e nxjerr.

Gazi: Pse?

Juli: Sepse kam parë Big Brother-at e tjerë dhe nuk i kanë nxjerrë.

Gazi: Jo jo, ajo nuk është lojtare. Ajo është njeri negativ, nuk është lojtare. Po të jetë lojtare…

Juli: Po provojeni o zemra, ç’të të them unë.

Gazi: A the jep argument, unë po jap argument.

Juli: Ore s’po të them gjë, po të gjykoj me llogjikë.

Gazi: Ore nuk është puna… Vetëm të ma nxjerrin këta në nominim dhe për tri ditë, o dal unë o del ajo. Vetëm ma nxirrni në nominim dhe po ta vë me kokën time këtu. Vetëm ma nxirrni dhe në qoftë se nuk ikën ajo, do të iki unë nga Big Brother. Mbaje mend në qoftë se nuk e nxjerr unë dhe ta shohësh ti se çdo të thotë të të nxjerrin nga Big Brother-i.

Juli: Nxirreni mor vëlla, nxirreni bëni çfarë të doni.

Artikulli paraprakJa kush janë 3 rumunët që vodhën bankat me karta të klonuara(Video)
Artikulli tjetër“Duhet të jetë ose e metë, o rrugaçe”/ Ilnisa Agolli ‘shpërthen’ ndaj Ledjonës: Si nuk i vjen turp, u afrova dhe…