“I nxorën video duke pirë alkool”, banori i ‘Big Brother’ merr vendimin e papritur

Gjatë spektaklit të mbrëmshëm të Big Brother VIP Kosova, Gani Gërmia ka kërkuar të lërë shtëpinë, duke ndërprerë kështu lojën vetëm pak javë larg finales.

Advertisements

Vendimi i Ganiut erdhi pasi u transmetua një video me debatet e javës së kaluar dhe pamje ku ai shfaqej duke konsumuar pije alkoolike fshehurazi në shtëpi.

Ganiu u shpreh i zhgënjyer, pasi sipas tij pamjet ishin përzgjedhur nga produksioni për ta nxjerrë keq në sy të publikut.

Advertisements

“Shkurt do t’i bie. Ishte kënaqësi të isha në këtë reality shoë dhe për këtë video jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Dua të dal dhe nuk dua as edhe një fjalë në lidhje me këtë. Për pjesën e sqarimit publik, do ta bëj jashtë. Mund të vi edhe në studio ta bëj, por prej këtij vendi nuk dua asnjë sqarim të bëj.

Të paktën për faktin që kam qenë banor i kësaj shtëpie, respektoni vendimin tim. Sa i përket këtij vendimi, ka përfunduar gjithçka. Faleminderit publikut që më ka përkrahur. Jam shumë i zhgënjyer prej kësaj. Secili nga nesh ka bërë ndryshime, ka bërë luhatje të tilla. Jam shumë i zhgënjyer. Jam falënderues për gjithçka që keni bërë, sidomos te pjesa e publikut”, tha ai.

Si përfundim, Ganiut iu la kohë 24 orë për ta menduar vendimin e tij dhe sonte pritet të vendosë nëse dëshiron të lërë përfundimisht lojën.

Artikulli paraprak“Kompleksi Partizani”/ Berisha nxjerr raportin: Rama fshehu dokumentet që faktojnë se nuk ka asnjë shkelje ligjore
Artikulli tjetërPërfshihen nga flakët banesat e komunitetit rom në Shkodër