I dha fund jetës me fotoksinë, gazetari i njohur plas deklaratën “b*mbë”: Debatet mes Bedries dhe vjehrrës si shkak i vjedhjes së…

Bedrie Loka, nënë e 4 fëmijëve u vetëvra duke pirë fostoksinë disa ditë më parë në Sukth të Durrësit.

Advertisements

Një ditë më pas policia arrestoi bashkëshortin e saj Bedri Loka, i cili dyshohet ta ketë shtyrë 41-vjeçaren drejt vetëvrasjes përmes dhunës sistematike fizike dhe psikologjike.

Çifti ishin prindër të 4 fëmijëve, tre djemve dhe një vajze, dhe dëshmitë e tyre kanë qenë kyçe në lidhje me zbardhjen e ngjarjes, ku kanë treguar se prindërit kishin konflikte.

Advertisements

Gazetari Eni Ferhati zbulon se konfliktet mes çiftit kishin qenë të vazhdueshme një prej të cilëve lidhej me një sasi floriri të humbur në banesën e çiftit, vlera e të cilit shkonte në rreth 40 mijë euro.

“Me interes është edhe një deklarim ditën e arrestimit, ku Xhemal Loka është shprehur se prej 1 viti Bedria nuk ndjehej mirë prej një adrese në Tik-Tok që i është hapur. Nuk ka sasi parash te vjedhura në banesë, bëhet fjalë për një sasi florinjsh të humbur në banesën e çiftit, ndaj edhe nëna e Xhemal Lokës shprehej se ajo flinte mbi florinj. Vlera e floririt shkonte në 30-40 mijë euro, por që sipas deklarimeve më pas është sheshuar kjo gjë dhe kanë kaluar 10-12 vite nga ky moment kur kanë ardhur në jetë edhe 2 fëmijë të tjerë”, tha gazetari.

Artikulli paraprakHoroskopi, 9 janar 2024: Jini të kujdesshëm!
Artikulli tjetërMomentet e fundit të Bedrie Lokës, bashkëshorti i së ndjerës pretendon se 41-vjeçarja i kërkoi falje për vetëvrasjen në spital