Fjalori i rëndë i Klodian Duros në BBV/ Gazetari i njohur zbulon prapaskenat: Ra në grackë, mund të…

Gazetari i njohur sportiv, Gëzim Sinemati, ish-banorja e Big Brother, Antonela Berisha dhe ish-futbollisti Tefik Osmani kanë komentuar në “Procesi Sportiv” përjashtimin e Klodian Duros.

Advertisements

Sipas Sinematit, Duro ra në grackë kur foli për dhunën ndaj ish-bashkëshortes teksa tha se mund t’i ketë thënë ato fjalë nën avujt e pijes që po konsumonte.

Antonela Berisha: Unë e kam kaluar dhunën në familje dhe mund të prisni që të them që duhet ta penalizonin Duron. Nuk do ta bëj sepse Big Brother është një format shumë i vështirë. Kush nuk e provon, nuk e ka idenë. Aty mund të provokohesh shumë herë. Nuk e di a është provokuar nga dikush apo e ka thënë për lojë. Kur ti hyn aty ti tregon vetveten. Nuk di të them nëse ka bërë mire apo ka bërë keq. Kjo është një thikë me dy presa. Është shumë humbje e madhe për Shqipërinë për një artist të atillë që i bie karriera sa hyn aty.

Advertisements

Gëzim Sinemati: Për Duron më ka ardhur keq që i ndodhi. Do të doja që t’i dilte për mirë. Nuk do të thotë gjë që ka qenë lojtar i mirë dhe lojën në Big Brother ta bëjë mire. Ai ra në grackë. Ne jemi mësuar të themi lloj lloj gjërash kur jemi në lokal. Ne jemi shoqëri lokalesh dhe kafesh. Klodi mund ta ketë thënë edhe nën avujt e asaj që ka pasur përpara.

Tefik Osmani: Unë i besoj sinqeritetit të Klodit që thotë se bën ironi. Dhe po ta shohësh me vëmendje videon, e sheh që ai bën një farë ironie dhe e ka shpjeguar arsyen.

Artikulli paraprakI ftohti apo i nxehti? Mjeku i njohur zbulon kush e dëmton më shumë zemrën
Artikulli tjetërA është dakort për një lidhje me Meritonin? Vëllai i Ilnisës shton dyshimet: E kemi diskutuar para se të hynte dhe