E frikshme! Pasagjeri nuk përmbahet, i kafshon krahun anëtares së ekuipazhit të avionit

Një incident ka ndodhur në një udhëtim me avion “ANA”, në drejtim të SHBA-së u detyrua që të kthehej në Tokio, pasi një pasagjer i dehur i kafshoi krahun një anëtareje të ekuipazhit në mes të fluturimit.

Advertisements

BBC News, raporton se personi që shkaktoi incidentin, duke lënduar lehtë në krah një punonjëse të ekuipazhit, është një amerikan 55-vjeçar.

Referuar mediave japoneze, pasagjeri i tha policisë se në ato momente kishte narrë një pilulë gjumi dhe se nuk mbante mend se çfarë kishte ndodhur

Advertisements

Avioni, i cili thuhet se kishte 159 pasagjerë në bord, ishte mbi Oqeanin Paqësor kur ndodhi incidenti, duke bërë që pilotët e tij të vendosnin që të ktheheshin në aeroportin Haneda të Tokios.

Linja ajrore tha se burri u dorëzua atje në polici.

Ky është incidenti i dytë që prek “ANA” në ditët e fundit dhe i pesti që përfshin industrinë japoneze të aviacionit brenda disa javësh

Artikulli paraprak“Absolutisht i keqardhur nga debati” Bardhi i përgjigjet Bashës: Ti vetë rri në shtëpi e kujdesesh të shtosh katet në kulla!
Artikulli tjetër“Jetë luksoze dhe shumë para!”- Si e ëma e 15-vjeçares zbuloi pros***ucionin e së bijës, të udhëhequr nga shqiptarja dhe shtetasit grek