Ilnisa Agolli dhe Rike Roçi janë dy nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të spektaklit televiziv “BBV3”. Vajzat e nisën rrugëtimin në këtë format me debate e përplasje të forta, e shpesh herë i gjejmë duke diskutuar me njëra-tjetrën me tone të larta e etiketime të pahijshme.
Advertisements
Vajzat për publikun tashmë njihen si dy kundërshtare të njëra-tjetrës, por duket se kjo “antipati” e tyre e ka zanafillën që nga jashtë shtëpisë dhe lojës në “BBV”.
E ftuar në një intervistë në “Breaking me Fiori Dardha”, gazetarja Rudina Demneri (Paloma), njëkohësisht mikeshë e Ilnisës por dhe banore e BBV1, ka treguar më shumë rreth raportit të tyre dhe arsyet pse ka vazhdimisht ‘përplasje’ mes dy vajzave.
Advertisements
“Me sa di, kanë shoqëri të përbashkët këto të dyja, pra kanë histori që e njohin njëra-tjetrën. Ilnisa ka pasur një shoqe të ngushtë, pastaj këtë shoqen e ka tani Rikja. Mua nuk më pëlqeu fare Rikja kur iu drejtua Ilnisës që i tha “jo një teke, jo një kështu”, sepse ti nuk mund të shfrytëzosh çfarë mund të dish për banorët e t’i përdorësh aty brenda. Është shumë e shëmtuar. E kanë personale me njëra-tjetrën”, është shprehur Paloma.