Çfarë ndodhi në BBV? Roza Lati shpërthen në lot, ndez një qiri dhe…(Video)

Nga oborri i kazermës, banorja e “Big Brother VIP 3”, ndezi një qiri dhe i uroi 9-vjetorin Sashës, që sikurse tha, u bë familja që i mungonte.

Advertisements

“Çaça ime, ti sot ke ditëlindjen, do të bëje nëntë vjeç po ishe gjallë. Ti je me mua tërë kohën. Petinë e vogël e bëra tatuazh, të jesh e sigurt që tatuazh do të të bëj edhe ty. Nuk pata koha se hyra këtu. Çaça ime, faleminderit që më kë ndenjur afër, s’më ke lënë asnjë ditë vetëm, as për Krishtlindje, edhe kur iku mami e mërzitur me mua. Dhe kur doja të rrija vetëm dhe strukesha në shtrat, ti vije më rrije aty. Nuk ke ikur kurrë nga unë. Sa e bindur, sa e disiplinuar që je, sa e urtë, sa e komunikueshme. Fëmijë nuk bëra, por edhe ty si fëmijë të kisha. Të më falësh për të gjitha herët që të lashë vetëm se duhet të punoja. Kam refuzuar shumë gjëra për të mos të lënë edhe më vetëm. Refuzoja të dilja vetëm për ty dhe Petinë. Familja është gjëja që më ka munguar gjithë jetën, dhe ti ma dhe. Gëzuar ditëlindjen goca ime”.

Në komunikimin shpirtëror me Sashën, moderatoja rrëfeu për periudhën e vështirë të jetës së saj rreth tetë vite më parë.

Advertisements

“Të mora kur ishe gjashtë muajsh dhe ishe kockë e lëkurë. Të mora në vitin tim më të vështirë, më të errët, në periudhën time të depresionit. Si ty e di që s’ka. Qofsha me fat dhe u rikthefsh si shpirt te një qenush tjetër. Je e pazëvendësueshme Sasha. Gëzuar ditëlindjen”, u shpreh Roza në lot.

Artikulli paraprak“Partizani”/ Apeli i GJKKO lë në “arrest shtëpie” Sali Berishën
Artikulli tjetërI FUNDIT! Pjesëtari i grupit kriminal me 5 identitete ndalohet në Rinas