Bota e futbollit në zi/ Ndërron jetë legjenda e parë që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe si trajner

Ka vdekur në moshën 92-vjeçare Mario Zagallo, legjenda e futbollit brazilian dhe botëror .

Advertisements

Zagalo, i cili u bë i pari që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe trajner, në karrierën e tij si futbollist luajti si anësor i majtë për Seleção ndërsa fitoi gjithsej 4 Kupa Bote (2 si lojtar, 1 si trajner dhe 1 si ndihmës trajner) nga 5 që ka Brazili.

Ai ishte pjesë e ekipit të Brazilit që fitoi Kupën e parë të Botës në 1958 dhe ekipit të 1962 që mbrojti titullin.

Advertisements

Si trajner i ekipit më të njohur që përfshinte Pele, Tostao, Rivellino, Carlos Alberto dhe Zairzinho, ai fitoi Kupën e tretë të Brazilit në Meksikë në vitin 1970, ndërsa ishte ndihmës trajner në triumfin e katërt të Seleção në 1994 në SHBA.

Dy vite më parë FIFA prezantoi një dokumentar për Mario Zagallon në tre episode.

Artikulli paraprakFurnizonte me drogë grupet kriminale, shqiptari arrestohet në Itali pas 12 vitesh në arrati! Si u “tradhtua” nga dëshira për të pirë cigare
Artikulli tjetërTragjike në Itali, i riu shqiptar humb jetën në aksident