Avokatja: Xhemal Loka mund të dënohet 3-7 vite për ‘shkaktim vetëvrasje’ të Bedries

Avokatja Eranda Gjonaj, foli në lidhje me vetëvrasjen e Bedrie Lokës që është kthyer kryefjalë e mediave ditët e fundit, ku ka marrë dhe reagime të shumta.

Advertisements

Shkak dyshohet se u bën rrjetet sociale, por gjithashtu dyshohet se ka qenë bashkëshorti i saj, Xhemal Loka që e ka shtyrë 41-vjeçares drejt aktit fatal.

Gjonaj në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, theksoi se Loka mund të dënoht 3 deri në 7 vite burg, duke shtuar se nuk dihet ende shkak i vërtetë i vetëvrasjes së saj.

Advertisements

“Loka dhe muund të dënohet deri në 3-7 vite burg, por këtë nuk mund ta them unë. Nuk e di nëse Loka ka qenë vendimtar në vetëvrasjen e Bedries. Ajo ka qenë e dhunuar, por mundet që viktima të ketë pasur një psikologji pak të brishtë në atë moment. Dhe bullizimi që ka pasur, nuk ka gjetur as mirëkuptim te bashkëshorti. Shtyrja drejt vetëvrasje, merr dënimin 3-7 vite burg. Mbi Lokën mund të rëndojë dhe akuza e dhunës në familje”- tha ajo

Artikulli paraprakTë riun e vranë me snajper në mes të errësirës, 1 vit më parë tentuan me tritol
Artikulli tjetërBMW-ja u bë “shkrumb”, qyteti ra në errësirë, detajet nga ekzekutimi mafioz në Vlorë(Foto)