I riu Gëzim Sinomati u ekzekutua me snajper natën e mbrëmshme teksa ishte në ballkonin e banesës së tij.
Advertisements
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Cakërri” në Vlorë rreth orës 22:00 – 22:10.
Menjëherë pas ekzekutimit zona ka rënë në errësirë për afërsisht 5 minuta pasi linja energjitike është shkëputur.
Advertisements
Policia rrethoi zonën dhe kreu kontrolle në disa banesa por nga autori nuk ka ende asnjë gjurmë.
Mësohet se i riu gati 1 vit më parë i ka shpëtuar një atentati me tritol, ndërsa 3 janar 2022, xhaxhait të viktimës, Bernard Sinomatit i kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin që e kishte të parkuar në lagjen “Hajro Çakërri” në të njëjtin vend ku ka ndodhur ekzekutimi i 23 vjeçarit mbrëmjen e djeshme.