A do zhvarroset trupi i 41-vjeçares? Gazetarja e njohur zbardh detajet

Gazetarja Aida Topalli është shprehur se vëllezërit e Bedrie Lokës, 41-vjeçares në Durrës që u vetëhelmua me fotoksinë, kanë kërkuar zhvarrosjen e trupit të saj, pasi akuzojnë bashkëshortin se e ka shtyrë drejt vdekjes.

Advertisements

Komentet Topalli i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se kishte sherre të herëpashershme mes Bedrije Lokës dhe vjehrrës së saj.

Ajo tha gjithashtu se kishte pasur edhe një komunikim me vjehrrën e Bedrie Lokës, e cila kishte mohuar kategorikisht marrëdhëniet e këqija me nusen e djalit të saj, duke thënë se nuk jetonte në një banesë me të.

Advertisements

“Deri më tani të paktën nuk ka patur shenja dhune, të paktën të reja. Edhe në morg bëhen procedura të përshpejtuara, me idenë që hajde familjarët ta marrin sa më shpejt.

Unë mendoj se ka pasur një kërkesë nga vëllezërit e Bedrijes për ta zhvarrosur. Jo mendoj por ka pasur. Dhe me kërkesën e familjarëve trupi mund të zhvarroset.

Natën e vitit të ri kanë qenë të gjithë të mbledhur në shtëpi. Edhe djali nga Italia, djali i vogël. Referuar asaj që më tha vjehrra e Bedrije Lokës, ka qenë edhe vjehrra në shtëpi. Mendohet se mund të ketë patur edhe një agravim të situatës për shkak të katit të dytë të banesës”, tha Topalli.

Artikulli paraprak“41-vjeçarja kishte sherre në familje”/ Gazetarja e njohur zbardh detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Durrës: Ja çfarë më tha vjehrra e saj
Artikulli tjetërTë riun e vranë me snajper në mes të errësirës, 1 vit më parë tentuan me tritol