Shifra marramendëse trondit UEFA-n, zbulohet arsyeja

Super League Europiane nuk ka ndër mend të kursehet për të ngritur në këmbë një turne nga e para. Dhe duke parë shifrat që po investon, është e qartë që po bëhet gati për një turne me përmasa të jashtëzakonshme

Advertisements

Sipas mediave të huaja mësohet se kompania A22, e cila është ajo që po merret me organizmin e turneut, ka nisur të përpilojë projektin e ri me tre liga, duke parashikuar edhe buxhetin që i duhet për edicionet e para të turneut.

Dhe shifrat për të cilat flitet janë marramendëse. Bëhet e ditur se buxheti i caktuar për tri edicionet e para është 15 miliardë euro, që do të thotë se fitimet për pjesëmarrësit do të jenë kolosale në krahasim me çfarë shpërndan aktualisht UEFA.

Advertisements

Për më tepër, planifikohet që një fond prej 400 milionë eurosh të kalohet te futbolli amator në Europë dhe për ato kampionate që nuk përfaqësohen në këtë aktivitet. Fonde marramendëse, të cilat po mblidhen nga investitorë arabë dhe amerikanë dhe që po shqetësojnë UEFA-n, e cila për momentin nuk i garanton më shumë se 200 milionë euro në vit futbollit të atyre që nuk marrin pjesë në aktivitetet e saj dhe ka bërë të lindë frika se mund të humbasë shumë mbështetje.

Dhe tashmë që miliardat pritet të vihen në lojë, shumë skuadra, si Inter për shembull në Itali, që ishte pjesë e projektit në fillim, por pas paktit me UEFA-n doli hapur se nuk do të ndërrojë krahë, mund të rimendojë edhe njëherë vendimin.

Gjithsesi, si Interi janë edhe shumë klube të tjera që kanë thënë jo, sidomos ato angleze që i nevojiten pa dyshim këtij turne për të pasur sukses të plotë, ndërsa në Serinë A, ato që do të dëgjojnë drejtuesit e Super League janë Napoli, Lazio, por edhe Milan e Juventus

Artikulli paraprakS’ka liri për Fredi Belerin, GJKKO i rrëzon sërish kërkesën për dalje nga burgu
Artikulli tjetër“Nuk e kërkova unë rolin për tek ‘I vetëm në shtëpi’”- Donald Trump: Ata mu lutën të marr pjesë