Përgjimet/ “Shpejt se po ikën Iliri…”! Manovra me 35 mijë Euro e njeriut të Beqajt

Dosja kundër Ilir Beqajt është voluminoze me prova kundër tij dhe bashkëpunëtorëve përmes të cilëve dyshohet se ka fshehur pasurinë. SPAK me anë të përgjimit ka zbuluar një bisedë të krahut të djathtë të ish-ministrit, Ermal Kurtulaj me dy persona që u kërkon të lëshojnë një faturë fiktive 35 mijë Euro. Kërkohet që të veprohet me shpejtësi sepse “ikën Iliri dhe duhet të firmos ca letra” sipas transkiptit të përgjimeve.

Advertisements

“Ermal Kurtulaj i kerkon Genci Shurdhos t’i faturojä atij një pagese prej rreth 35,200 Euro per nje sherbim që dyshohet se nuk ështe kryer. Ne ketë bisede Ermal Kurtulaj i kerkon qē Genci të pyesë ekonomistin e vet dhe t’i ktheje pergjigje shpejt sepse, sic shprehet “Po me duhet me mu kthy i pergiigje tashi shpejt qe ta di se duhet, iken Iliri dhe duhet te firmos ca letra pranej po te them.”. Nga kjo pjese bisede krijohet dyshim se fatura do tê jetë thjesht fiktive për tê justifikuar shpenzimin e shumës nẽ fature (35,200 Euro).

Nga verifikimet ka rezultuar se ne muajin Gusht, kundrejt operatorit Eusair Facitily Point janë lëshuar gjithsej 8 fatura, të cilat Prokuroria i lidh me faktet qe kanë rezultuar nga hetimi si më poshtë: Ne datë 18.08.2023, ora 17:42:50, kundrejt Eusair Facility Point ështe lëshuar fatura nga Nine Services INT shpk më pershkrimin “Konsulence bazuar nẽ kontrate”, ne shumen 35.200 Euro, faturë pa TVSH, e cila lidhet me biseden që shtetasi Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdho nẽ date 02.08.2023. Duke qenë sẽ shtetasi Genci Shurdho nuk ka mundur ta leshoje kete fature, personi nen hetim ka siguruar leshimin e kësaj fature népêrmjet shtetasit Elton Marini” thuhet në dosje.

Advertisements

Artikulli paraprakTepelenë/ Çifti me dy fëmijë të mitur strehohen në shpellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë
Artikulli tjetërObjektivi i çuditshëm i shqiptarëve për 2024, synojnë të heqin dorë nga rrjetet sociale, por jo nga veset si cigarja, alkooli…