Nëna dhe foshnja ende nën kujdesin e mjekëve, njihuni me të porsalindurin më të madh në botë

Një familje në Kili mirëpriti një djalë 7,105 kilogramësh mes emocioneve të përziera, pasi fëmija është ende në kujdes intensiv së bashku me të ëmën.

Advertisements

Sipas mjekes Marcia Venegas, ai mund të jetë foshnja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në Kili, duke ia kaluar një të porsalinduri tjetër që peshonte 6 kilogramë.

Foshnja lindi të enjten në mëngjes në një spital në Curanilahue dhe u desh të transferohej në një spital në Concepcion për shkak të komplikimeve shëndetësore.

Advertisements

Nëna qëndron e shtruar në spital në Curanilahue dhe është në pritje të lirimit për t’u ribashkuar me fëmijën e saj.

Artikulli paraprakÇfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Artikulli tjetërTepelenë/ Çifti me dy fëmijë të mitur strehohen në shpellë, të kërcënuar nga uria dhe i ftohti kërkojnë shtëpi: Ka raste që mbetemi 2 ditë pa ngrënë