Mbyti foshnjën dhe 4-vjeçarin, si edhe masakroi me thikë bashkëshorten e dy fëmijët e tjerë, arrestohet babai! Detaje nga krimi i rëndë në Francë

Është vënë në pranga 33-vjeçari, babai i katër fëmijëve të gjetur të vrarë bashkë me nënën e tyre në një zonë në Periferi të Parsit, ditën e Krishtlindjes.

Advertisements

33-vjeçari është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim menjëherë pasi autoritetet gjetën trupat e masakruar të familjes së tij në banesën e tyre.

Nëna dhe katër fëmijët e saj, dy vajza shtatë dhe 10 vjeç, një djalë katër vjeç dhe një foshnjë nëntë muajshe, u zbuluan rreth orës 21:00 mbrëmjen e së hënës, në një apartament në Meaux.

Advertisements

Prokurorët kanë deklaruar se kishin gjetur “një skenë krimi shumë të dhunshme”, ndërsa nuk kishte shenja që dikush të kishe bastisur shtëpinë.

Nëna, 35 vjeç, dhe dy vajzat e saj të mëdha mësohet se kanë pësuar dëmtime të mëdha, sa ende nuk është përcaktuar se sa herë janë goditur me thikë. Sa i përket dy fëmijë të tjerë, djalit 4-vjeçar dhe foshnjës 9-muajshe, dyshohet se ata mund të kenë vdekur nga mbytja, ka treguar prokurori Jean-Baptiste Bladier.

Autopsia e pesë viktimave pritet të dalët të mërkurën, ndërsa autori i dyshuar, babai i katër fëmijëve do të merret në hetim për “vrasje me dashje me paramendim”, nga policia gjyqësore e Versajës.

Mediat e huaja raportojnë se 33-vjeçari ishte arrestuar të martën në mëngjes (26 dhjetor) në Sevran, një komunë në periferi të kryeqytetit, rreth 13 milje në perëndim të Meaux.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në banesën e familjes, janë gjetur dokumentet se 33-vjeçari ishte shtruar në një njësi psikiatrike në vitin 2017, si edhe receta për anti-depresivë.

Sipas prokurorit Bladier, autori i dyshuar është një emër i njohur për policinë, pasi ishte akuzuar më parë se kishte sulmuar gruan e tij me thikë në vitin 2019, megjithëse ajo nuk ngriti akuza dhe çështja u pushua për shkak të shëndetit të tij mendor në atë kohë

Bladier tha në një deklaratë të mëparshme: “Rreth orës 21:00, trupat e pesë personave u zbuluan në një apartament të vendosur në Meaux, pasi alarmi ishte dhënë nga të afërmit e shqetësuar për mungesën e përgjigjes nga banorët e lokaleve.”

Ndërkohë, një mik dhe fqinj i familjes, ka deklaruar për stacionit radiofonik RMC, së kishte folur me 35-vjeçaren natën e krimit rreh orës 19:00, ku dhe i kishte thënë se do të hanin darkën ë Krishtlindjeve pasi burri i saj të kthehej në shtëpi.

Mikesha e viktimës ka treguar se dyshimet nisën pasi ajo nuk po i përgjigjej më thirrjeve të saj telefonike, e më pas kishte shkuar në banesën e saj, ku dhe kishte parë shenja gjaku në dorezën e derës së përparme dhe më pas njoftoi policinë.

Artikulli paraprakApartamente, garazhe, makina! Konfiskohen pasuritë e Arben Kaçorrit, kunatit të Ervis Martinajt
Artikulli tjetërTragjike, tenton të shpëtojë djalin 4-vjeçar, por bie bashkë me të nga kati i gjashtë