Çështja Gërdeci, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën për të dëshmuar

GJKKO ka thirrur hkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin në 14 dhjetor. Ata do të pyeten në cilësinë e dëshmitarit në seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili akuzohet për shpërdorim detyre në masakrën e 15 marsit 2008 në Gërdec.

Advertisements

Kujtojmë që Bumçi dhe Berisha janë pyetur edhe gjatë hetimeve paraprake në lidhje me faksin me shënimin “për Shkelzenin”, ndërkohë që SPAK, dyshon se djali i ish-kryeministrit ka pasur takime me ministrat para dhe telefonata menjëherë pas shpërthimit në Gërdec.

Deri tani në gjykatë janë thirrur rreth 40 dëshmitarë, pasi u rihap procesi për tragjedinë e marsit të vitit 2008, me 26 të vdekur e mbi 300 të plagosur, në gjykatë kanë dëshmuar deri tani rreth 40 dëshmitarë. Ish-ministri Fatmir Mediu pranoi përgjegjësinë morale por përjashtoi veten nga përgjegjësia ligjore lidhur me ngjarjen.

Advertisements

Artikulli paraprakParlamenti miraton buxhetin mes kaosit, mbyllet seanca
Artikulli tjetërI fundit! Të shtëna me armë në Fier, dyshohet për një të vrarë