“Personazhet janë ndërthurur me botën perëndimore të krimit”, analisti i njohur bën paralajmërimin: Në përgjimet e “Sky ECC” të përfshirë edhe emra nga media e drejtues portalesh

Analisti i njohur Plator Nesturi në një studio televizive komentoi 11 urdhër-arrestet pas zbardhjes së mesazheve nga “Sky ECC” ku ishin të përfshirë personazhe të njohur të policisë, e bizensit.

Advertisements

Ai bën të ditur se do të ketë më shumë surpriza në ditët në vijim, nga ajo çfarë është zbërthyer deri tani nga “Sky ECC”, ku, sipas tij, përflitet edhe për personazhe të botës së politikës, por edhe të medias, madje edhe drejtues portalesh.

“Çështja e hetimit, për sa ka dalë deri tani në media, duket se është diçka që përfshin një rreth pak të ngushtë. Shihet qartë se këta personazhe janë ndërthurur dhe me botën perëndimore të krimit. Një prokurori i duhet një kohë pak e gjatë, pasi mjaft mesazhe janë dhe në gjuhë të huaja. Në po merremi me këtë aspekt, pasi për personat që janë në polici, por që rezultojnë të përfshirë në krim, ka më shumë interes. Nuk mund të presim shpejt rezultate. Do të kemi besoj edhe supriza të tjera. Rezultojnë nga sa flitet dhe persona të tjerë të përfshirë, si nga politika ashtu edhe nga media. Flitet dhe për drejtues portalesh.”, tha Nesturi.

Advertisements

Artikulli paraprakBisedat në “SKY ECC” zbuluan planet e Ervin Matës për ekzekutimin e biznesmenit nga Lezha! Grupi kriminal në shënjestër edhe dy vëllezër në Angli, ja roli i Nuredin Dumanit
Artikulli tjetërFifi e lënduar nga vlerësimi i jurisë, fajëson Gracianon: Unë nuk jam debile!