“Partizani”, sot seanca në Apelin e GJKKO, çfarë ndodh nëse Berisha refuzon të paraqitet sërish

Ditën e sotme, në orën 09:00 është parashikuar seanca gjyqësore në Apelin e GJKKO për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili nuk ka pranuar që të paraqitet në asnjë prej seancave gjyqësore.

Advertisements

Apeli pritet të vendosë sot për masën e sigurisë nda Berishës, lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”, vendim i ankimuar nga dy avokatët e tij.

Nesër seanca në Apelin e GJKKO, çfarë ndodh nëse Berisha nuk paraqitet sërish
Ndërkohë në orën 10:00 Berisha do të duhet të paraqitet sipas urdhëresës, në SPAK, teksa kujtojmë se në seancën e parë, ai nuk pranoi që të shkonte.

Advertisements

Sipas procedurës, nëse ish-kryeministri nuk paraqitet as në momentin e dytë të detyrimit të vendosur ndaj tij nga Gjykata, SPAK mund të kërkojë zëvendësimin e masës detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Masa e re, më e rëndë që mund të kërkohet është ajo e “arrestit në shtëpi” për të cilën duhet t’i kërkohet autorizim parlamentit për heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës.

Në orën 09.00 të së hënës, gjykata e Apelit shqyrton edhe ankimin e avokatëve të tij ndaj vendimit të shkallës së parë. Mbrojtësit e Berishës, kanë kërkuar në Apel, deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së parë, pikërisht pasi sipas tyre, ajo nuk është zbatuar brenda 48 orëve sipas neneve 248 dhe 249 të Kodit të Procedurës Penale. Apeli shqyrton njëherësh edhe ankimet e avokatëve të Jamarbër Malltezit që kërkojnë heqjen e masës arrest me burg dhe atë ndaj biznesmenit Fatmir Bektashi, për detyrim paraqitje e ndalim dalje jashtë shtetit

Artikulli paraprakJu pëlqejnë veshjet e kuqe?! Ja çfarë tregon ky detaj për ju
Artikulli tjetërBëri lëvizje provokuese ndaj Ilir Shaqirit, ja çfarë i thotë bashkëshorti Oltës