Morën peng 18-vjeçarin, djali i gazetarit dhunoi të riun për territorin e shitjes së drogës

Konflikti mes Agim Drishtit, djalit të gazetarit Ismet Drishti, Arnold Arapajt, i biri i një trafikanti droge, dhe personit të dhunuar e të marrë peng në zonën e Astirit, ka nisur për shkak të territorit të shpërndarjes së drogës.

Advertisements

Pak ditë para ngjarjes, policia ka goditur të njëjtin grup për shkak të shtyrjes në këtë aktivitetet kriminal të një të mituri 12 vjeç. Të rinjtë ishin shpallur në kërkim policor, por ngjarja e marrjes peng çoi në dokumentimin e plotë të aktivitetit të tyre kriminal.

Pasi e kanë futur në makinë, Drishti dhe Arapaj, i kanë marrë sendet me vlerë dhe e kanë rrahur për një kohë të gjatë. Mësohet se i riu 18-vjeç është goditur në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa agresorët e kanë lënë të lirë pas disa orësh.

Advertisements

Pas dhunës 18-vjeçari është paraqitur në Komisariatin nr. 6 për të bërë denoncim në lidhje me rastin dhe ka treguar mbi aktivitetin kriminal të grupit.

I njëjti grup shitjen e lëndëve narkotike me doza e ka kryesisht në zonën e Astirit, por vendbanimet i kanë të shpërndara në zona të tjera të Tiranës./Shqiptarja.com

Artikulli paraprakA është përjashtuar nga Grupi i PS Arben Ahmetaj? Ja si përgjigjet Bledi Çuçi
Artikulli tjetërMomenti i frikshëm kur vinçi shembet nga maja e pallatit pas tërmetit 6.7 ballë që goditi Filipinet(Video)