Kosovë/ Tre të vdekur! Njëri i shtrirë pa jetë në rrugë

Tre raste vdekjesh janë raportuar në Kosovë, në Podujevë, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Advertisements

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh të Policisë, në Podujevë është raportuar të dielën se një burrë ka vdekur pas lëndimeve të marra aksidentalisht.

“Është raportuar se viktima dyshohet se si pasojë e lëndimeve të marra pasi ishte lënduar aksidentalisht ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Advertisements

Kurse në Prishtinë po ashtu të dielën është raportuar se një burrë është gjetur pa shenja jete. Ndërsa në Mitrovicë është gjetur i vdekur një person që ishte raportuar i zhdukur.

“Lidhur me rastin ‘Person i zhdukur’ është raportuar se më 12.11.2023, rreth orës 08:10, viktima e rastit mashkull kosovar nga një dëshmitar ishte gjetur i shtrirë.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës”, ka njoftuar Policia.

Artikulli paraprakE bujshme! Shkarkohet nga posti ministrja e Brendshme britanike, Suella Braverman
Artikulli tjetër“E lindi në bodrum që mos të merrej vesh. Fëmija iku, asaj iu tha emri”, Pranvera: E detyruan kushtet