“E lindi në bodrum që mos të merrej vesh. Fëmija iku, asaj iu tha emri”, Pranvera: E detyruan kushtet

Pranvera, një telefonuese nga Korça shprehet në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se nënat që braktisin fëmijët nuk duhen paragjykuar. Nisur nga rasti tronditës i javës së shkuar, ajo thotë se ka arsye të ndryshme që i detyrojnë të ndërmarrin veprime të tilla.

Advertisements

Pranvera ka punuar në Shtëpinë e Fëmijës dhe kujton rastet kur nënat detyroheshin t’i linin fëmijët e tyre me një dhimbje shumë të madhe.

Pranvera: Çdo nënë është e dhimbsur për fëmijën dhe ka një shkak.

Advertisements

Aldo: Por është një veprim ekstrem.

Pranvera: Ka justifikim që mund ta braktisë atë fëmijë.

Aldo: Pra mund të ketë justifikim thua ti?

Pranvera: Po, nuk duhet ta paragjykojmë. Nëna është e dhimbsur. Unë e kam diskutuar edhe njëherë me ju se kam punuar në befotrof, në Shtëpinë e Fëmijës dhe kishte shkaqe nga më të ndryshmet që detyroheshin nënat t’i braktisnin fëmijët, që qanin, ulërinin kur largoheshin.

Aldo: Pra ti thua që me avash kryqëzimin e mamave në këtë rast.

Pranvera: Nuk duhet… ato ishin mosha të vogla, ishte një shurdhmemece.

Aldo: Në rastin konkret, me rastin që ndodhi tani afër, e ke dëgjuar besoj që njerëzit çfarë nuk thanë.

Pranvera: Po, po shumë keq, më vjen shumë keq që paragjykojnë. Vajti në bodrum që të mos e merrnin vesh. Tani asaj le fëmija iku, por iu lexua dhe iu tha edhe emri. Gjynah ishte edhe për atë. Nuk duhet t’i paragjykojmë. Janë kushtet e atilla që i detyrojnë. Akoma edhe sot është opinioni./tvklan.al

Artikulli paraprakKosovë/ Tre të vdekur! Njëri i shtrirë pa jetë në rrugë
Artikulli tjetërShkencëtarët zbulojnë menunë e rrallë të Titanikut që hedh dritë mbi jetën në bord, ja shuma që do të shitet