‘Kam qenë shënjestër e Dritan Rexhepit! Ka tentuar të më asgjesojë’! Trondit ish-Prokurori i njohur

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda Eugen Beçi ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se ai ka qenë shënjestër e Dritan Rexhepit.

Advertisements

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Beçi konfirmoi se është parandaluar tentativa për asgjësimin fizik të tij nga Dritan Rexhepi dhe grupi i tij, për shkak të dosjeve që ai kishte në Gjykatën e Vlorës.

Pyetje: Keni qenë shënjestër e Dritan Rexhepit?

Advertisements

Eugen Beçi: Ka qenë një shënjestër, është kryer një hetim nga policia e shtetit. Është parandaluar dy herë tentativa që është tentuar nga ai grup karshi meje, tentativë për asgjësim për shkak të dosjeve që unë kisha në hetim dhe gjykim në qytetin e Vlorës. Ky ka pasur disa tentativa vrasje që në prokurorinë dhe gjykatën e Vlorës i kemi gjykuar dhe dënuar. Ka mundur të dalë. Është një personazh që është arratisur nga tre vende. Mesazhe dhe kërcënime personale jo, por pati një tentativë që u parandalua në kohë nga policia.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për sot. Çfarë ndodh me temperaturat?
Artikulli tjetër‘Ik, mos më çaj tra*in’! Avokati i vjedh miliona klientes dhe e padit