Deputetët e Partisë Demokratike janë futur midis tensioneve në sallën e Kuvendit ku pritet të zhvillohet seanca plenare, ndërsa efektivët e Gardës kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm të gjithë deputetëve të opozitës.
Advertisements
Deputeti Asllan Dogjani dëgjohet ndërsa kërkon që deputetëve të mos iu hiqet xhaketa.
“Mos iu hiqni rripin e pantallonave dhe xhaketat deputetëve. Kur ka vepruar ndonjëherë Parlamenti me 100 gardistë tek dera”, dëgjohetë të thotë Dogjani.
Advertisements
Ndërsa, vihet re se kur kalojnë deputetët e mazhorancësm garda nuk ushtron kontroll ndaj tyre.
“Jo, jo, ty s’të kontrollojnë këta, na kontrollojnë ne këta”, thotë Dogjani.
Ndërkohë Noka ironizon kontrollin e ushtruar nga Garda ndërsa dëgjohet të komentojë:
-Kontrolloje këtë! Janë gati për të heq dhe brekët këta…
Më tej, Gazment Bardhi është ai i cili kërkon Lindita Nikollën, e cila sipas tij, dy ditë më parë i premtoi se nuk ka një urdhër garde për seancën e të hënës së 20 Nëntorit.
“Ku është ajo mashtruesja që tha s’ka urdhër garde”, thotë Bardhi.