E mitura kallëzon të ëmën: Më detyroi të kryeja marrëdhënie me disa persona

Një kallëzim i paprecedentë ka ndodhur në policinë e Sarandës, ku një vajzë e mitur e moshës 15-vjeçare, ka kallëzuar të ëmën e saj se e ka detyruar të kryejë marrrëdhënie seksuale me disa persona.

Advertisements

Përmes një njoftimi zyrtar, policia e Sarandës, bën me dije se ka referuar në prokurori rastin dhe nuk jep detaje të mëtejshme për atë që mund të ketë ndodhur.

Nga ana tjetër prokuroria ka nisur hetimet për vërtetësinë e akuzave të vajzës si dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Advertisements

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para”, thuhet në njoftimin e policisë.

Artikulli paraprakNuk pyet për popullin! Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për emigrantët
Artikulli tjetërVritet me thikë 26-vjeçari shqiptar në Angli(Detaje)