Aksident i rëndë në vend, raportohet për të plagosur

Mëngjesin e kësaj të marte është shënuar një aksident rrugor në aksin Pogradec-Qafë Thanë, në fshatin Buqezë, ku automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin S. H., rreth 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. Sh., rreth 48 vjeç.

Advertisements

Për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi i motomjetit i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës. Me drejtuesin e automjetit S. H., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Advertisements

Artikulli paraprakE rëndë në Kosovë, e mitura shqiptare ngacmohet s*ksualisht nga babai i saj
Artikulli tjetërLënda plasëse u hodh nga makina, flet pronari i biznesit në Laprakë: Nuk kam konflikte!