A iu dha siç duhet ndihma e parë Dwamenës? Ja si përgjigjet koordinatori i Kryqit të Kuq

Saidi Bushaj, koordinatori i ndihmës së parë të Kryqit të Kuq komentoi humbjen tragjike të jetës së lojtarit Dëamena gjatë përballjes, Egnatia-Partizani.

Advertisements

Ai tha se nga pamjet filmike duket se lojtarët e Egnatias, duke ditur edhe problemin e Dëamenës, duket se e kanë trajtuar atë moment me seriozitet dhe i kanë dhënë ndihmën e nevojshme në mënyrë korrekte.

“Gabimet është pak e vështirë ti identifikosh nga pamjet filmike që kemi, por besoj se shumica e ekipit të Egnatias, e kanë ditur që Dëamena kishte probleme të mëparshme me zemrën dhe besoj se e kanë kuptuar seriozitetin e rënies së tij në fushë. Lojtarët e parë të cilët mbërritën pranë tij, duket se kanë vepruar mirë.

Advertisements

Ata e kthyen me shpinë dhe u munduan t’i lirojnë rrugët e frymëmarrjes. Nuk jam në dijeni nëse është kryer manovra e masazhit kardiak në fushë, por nga shpejtësia e veprimit, dhe transportimit të tij me ambulancë besoj se është bërë”,-tha Saidi Bushaj.

Artikulli paraprakPritë dhe plumba mes policisë dhe trafikantëve! 6 të vdekur
Artikulli tjetërBig Mama “puth në buzë” Ilirin dhe Donaldin: Fantazoj s*ksualisht Romeo Veshajn!