SPAK kërkoi marrje në pyetje Shkëlzen Berishës, reagon për herë të parë ish-kryeministri

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi sot për herë të parë pasi SPAK-u kërkoi që djali i tij, Shkëlzeni të jetë një nga 71 personat që duhet të pyetet për gjyqin në themel për dosjen Gërdeci.

Advertisements

Sali Berisha tha se nëse thirret, djali të shkojë dhe të përgjigjet, por theksoi se edhe 100 vite po të hetohet nuk do të gjejnë asnjë lidhje.

“Në çdo kohë, ua kam bërë të qartë se nuk mund të ketë asnjë hezitimi dhe pengesë për çdo lloj hetimi. Nëse unë mbaj qëndrime e denoncime i bëj për interesin publik, jo për qëllim tjetër. Mbështes me gjithë fuqinë time çdo përpjekje për zbatimin e ligjit.

Advertisements

Por aty ka kriminelë, kanë marrë 200 mijë euro dhe kanë liruar vrasësit. Cilido të thërrasë do shkojë të japë përgjigje për çdo gjë, por nëse ngre objeksion.

Edhe 100 vite po të hetojnë do të gjejnë 0 lidhje aty, por për ta thirrur kur të duan”, tha ish-kryeministri.

Artikulli paraprakTragjike në Greqi/ E tërhoqi eskavatori zvarrë, i riu shqiptar humb jetën në ditën e parë të punës
Artikulli tjetërVrau 14 gra dhe i groposi në kuzhinën e shtëpisë së tij, vrasësi serial habit me deklaratën: Më ngjitën SIDA-n