“Dori u bë tym”, Olta Gixhari tregon për çfarë u nervozua bashkëshorti

Aktorja Olta Gixhari ka rrëfyer “problemin” që ka me bashkëshortin e saj, Dorin.

Advertisements

Ish-banorja e “Big Brother Vip” zbuloi se ai nuk do të jetë i pranishëm në premierën e “Në kuadër të dashurisë”, pasi nuk dëshiron të jetë personazh publik.

Madje, Olta Gixhari u shpreh se partneri i saj “u bë tym” kur u publikuan fotot e tyre në një aeroport në Itali.

Advertisements

“Nuk besoj se do të jetë në premierë sepse nuk do që të jetë figurë publike, po përpiqemi shumë për këtë, por vetëm kur e shohim veten çift nëpër aeroporte. Unë qesh por Dori u bë tym”, shkroi ajo.

Çifti jetojnë në Spanjë dhe janë prindër të një djali, Amarit. Partneri i Olta Gixharit ka zgjedhur të qëndrojnë larg vëmendjes së mediave, por kureshtja për të zbuluar identitetin e tij u rrit pasi aktorja u bë pjesë e Big Brother Vip.

Artikulli paraprakShqiptarëve i duhen 208 vite për të bërë 1 milion euro
Artikulli tjetërShkodranët i bëjnë të papriturën Maestros në koncert