Policia futet “rrufe” në zyrat e Partisë Socialiste

Policia ka zbarkuar në zyrat e Partisë Socialiste në Kavajë.

Advertisements

Ditën e djeshme rreth orës 11:00 policia ka kryer kontrolle në zyrën e PS në Kavajë pasi kishte informacione dhe indicie se aty ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Kontrollet, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga policia janë bërë pasi dyshohej se në zyrën e PS mund të kishte pajisje të lojërave të fatit.

Advertisements

Nga kontrolli i kryer i cili ka zgjatur rreth 30 minuta, Policia nuk ka gjetur pajisje të paligjshme të lojërave të fatit dhe pasi ka kryer kontrollin është larguar.

Kur është bërë kontrolli nga policia në zyrën e PS ka qenë kryetari dhe disa anëtarë të strukturave./ News24

Artikulli paraprakA pengohet Saimir Tahiri të futet sërish në politikë? Gazetari Elton Qyno zbardh detajet dhe zbulon kur mund të kandidojë përsëri ish-ministri
Artikulli tjetërHARTA-LIVE/ Në cilat qytete do të bjerë shi pasdite?