A pengohet Saimir Tahiri të futet sërish në politikë? Gazetari Elton Qyno zbardh detajet dhe zbulon kur mund të kandidojë përsëri ish-ministri

Gazetari Elton Qyno në një intervistë televizive, sqaroi nëse mundet që ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mund të kthehet në politikë.

Advertisements

Ai tha se çështja është në gjykatë të lartë dhe ai do të shpallet i pafajshëm për 3 akuzat, atëherë nuk ka asnjë pengesë që ai të marrë poste publike.

Advertisements

Qyno: Çështja është në gjykatë të lartë dhe nëse do të merret në shqyrtim dhe ai do të shpallet i pafajshëm për 3 akuzat, nga ana ligjore nuk ndalohet që të kandidojë për të marrë funksione publike apo në Partinë Socialiste. Ai ka qenë kryetar i PS-së për Tiranën dhe ish-ministër i brendshëm me këtë parti dhe ka një suport të madh politike.

Dënimi e pengon sot për të marrë poste publike. Nëse gjykata e shpall të pafajshëm edhe pjesa e burgut barazohet me zero dhe padiskutim se imazhi i tij politik është i copëtuar ai nuk pengohet aspak për të garuar për çdo poste politik apo mandat deputeti.

Artikulli paraprakIsh- banorët e BBV po ‘bëjnë namin’ në ‘Instagram’, e pabesueshme kush e ka ‘mundur’ Luiz Ejllin
Artikulli tjetërPolicia futet “rrufe” në zyrat e Partisë Socialiste