Zhduket 17-vjeçari shqiptar në Britani, autoritetet ngrenë alarmin, dyshimet e para

Policia britanike kërkon ndihmën e komunitetit që të identifikojë dh gjej një 17-vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Luan. Autoritetet janë vënë në alarm pasi adoleshenti që prej 19 shtatorit ka humbur çdo kontakt me familjen.

Advertisements

Ne kemi shqetësime për 17-vjeçarin nga zona e Wrexham, i cili nuk është parë që nga ora 20:00 e së hënës, 19 shtator”, tha një zëdhënës i Policisë.

Policia britanike ka shpërndarë një foto të 17-vjeçarit për ta bërë të mundur identifikimin e tij. Luani është me flokë të zinj e të shkurtër dhe me trup mesatar.

Advertisements

Sakaq fati i adoleshentit shqiptar mbetet ende i paditur, ndërsa policia britanike po vazhdon hetimet në zonën e fundit ku ai është parë.

“Kushdo që ka informacion i kërkohet të kontaktojë me oficerët në 101, ose nëpërmjet faqes së internetit https://orlo.uk/axzhZ , duke cituar referencën iTrace 43783”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

Artikulli paraprakLuajti në role legjendare me të birin, ndërron jetë nëna e aktorit të njohur
Artikulli tjetërRritja e çmimeve, qytetarët e Elbasanit ngrihen në protestë: Si komb kemi humbur personalitetin tonë, sot jam këtu për të drejtën time