Luajti në role legjendare me të birin, ndërron jetë nëna e aktorit të njohur

Eileen Ryan vdiq të dielën në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni, njoftoi të hënën një zëdhënës i familjes së famshme të yllit.

Advertisements

Ajo do të ishte 95 vjeç në fund të këtij muaji, shkruajnë mediat e huaja.

Informacione shtesë, duke përfshirë shkakun dhe mënyrën e vdekjes së saj, nuk ishin të disponueshme menjëherë.

Advertisements

Aktorja legjendare ishte nëna e aktorëve Sean Penn, 62 vjeç dhe Chris Penn, i cili vdiq në vitin 2006 në moshën 40 vjeç, si dhe muzikantit Michael Penn, 64 vjeç.

Për 41 vjet, Ryan ishte gruaja e aktorit dhe regjisorit Leo Penn, të cilin e takoi në Nju Jork në vitin 1957 në provat për shfaqjen “The Iceman Cometh”. Të dy u martuan menjëherë pas takimit dhe qëndruan të martuar deri në vdekjen e Leos në 1998.

Ryan gjithashtu u shfaq në Broadway në “Sing Till Tomorrow” nga 1953 deri në 1954 dhe më pas përsëri në 1958 për “Comes a Day”.

Artikulli paraprakFlor Binaj në politikë? Aktori rrëfen gjithçka dhe nuk harron rolet ikonike, ja çfarë thotë për Mamaqin e Bes Kallakun
Artikulli tjetërZhduket 17-vjeçari shqiptar në Britani, autoritetet ngrenë alarmin, dyshimet e para