U kap në automjet me Endrit Doklen, Prokuroria kërkon burg për Fatjon Muratin, sekuestrohet mjeti i blinduar me pronar… (Detajet)

Prokuroria ka kërkuar Gjykatës të lërë në arrest me burg Fatjon Muratin, i cili u kap në të njëjtën makinë të blinduar ku ndodhej Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi.

Advertisements

Lirimi i ish-anëtarit të bandës së Durrësit dhe kunatit të tij konsiderohet një skandal, për të cilin Policia ende nuk ka reaguar se përse la të lirë 2 personat që ishin në një makinë me të kërkuarin.

Do të qëndrojë në burg Fatjon Murati, i arrestuar dy ditë më parë teksa ishte në një njëjtën makinë me Endrit Doklen, mjet që drejtohej nga Gentian Reçi, kunati i Dokles.

Advertisements

Është kjo kërkesa e depozituar këtë të hënë në Gjykatën Penale Tiranë, ku emri i vetëm për të cilin kërkohet një masë sigurie është Murati.

Ndërsa për Endrit Doklen dhe Gentian Reçin, Policia dhe Prokuroria kanë vendosur lirimin e tyre.

Sipas të dhënave mësohet se gjatë deklarimeve të dy të shoqëruarit së bashku me Muratin kanë mohuar të kenë pasur dijeni se ai ishte person në kërkim, ndërsa urdhër arresti për Muratin ishte aktiv prej 12 korrikut të këtij viti.

Sipas kërkesës së prokurorisë Fatjon Murati kërkohej për llogari të hetimeve të ngjarjes së 12 korrik-ut 2022, në të cilën është arrestuar edhe shoku i tij Kristjan Gjini.

Gjini dhe Murati akuzohen për armëmbajtje dhe prodhim pa leje të armëve luftarake, ndërsa pritet që Gjykata të shortojë kërkesën dhe të vendoset trupi gjykues.

Ditën e ndalimit të Dokles, Reçit dhe Muratit, Policia ka sekuestruar edhe një automjet të blinduar, për të cilin është vendosur masa e sekuestros, pasi pronari i tij është një shtetas bullgar dhe po verifikohet dokumentacioni.

Me ndryshimet ligjore automjetet e blinduara janë të ndaluara të përdoren vetëm kur pas kërkesës, leja miratohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Kjo është hera e dytë në pak muaj që Dokle shoqërohet në Polici, pasi ai është paraqitur disa javë më parë edhe në Policinë e Kurbinit, ku në prani të avokatit ka dhënë deklarime për zhdukjen e Ervis Martinajt.

Në atë dëshmi, Dokle mohoi të kishte konflikte me Martinaj apo dijeni për zhdukjen e tij duke thënë se as e njihte personin.

Dëshmia e Dokles para hetuesve erdhi pasi Nuredin Dumani rrëfeu para prokurorëve të SPAK se Ervis Martinaj i kishte premtuar 500 mijë euro nëse do ta vriste Doklen, duke e bërë kështu Martinajn edhe si një nga më të kërkuarit në vend, por që Policia dështoi ta prangoste sa herë mori rrugën për në zonat e Laçit.

Artikulli paraprakKapen me armë dhe 7 celularë 2 persona në Tiranë, kë do të ekzekutonin?!
Artikulli tjetërFlor Binaj në politikë? Aktori rrëfen gjithçka dhe nuk harron rolet ikonike, ja çfarë thotë për Mamaqin e Bes Kallakun