Kapen me armë dhe 7 celularë 2 persona në Tiranë, kë do të ekzekutonin?!

R. Hoxha, 36 vjeç, dhe A. Begeja, 42 vjeç u arrestuan nga policia e Tiranës në kuadër të operacionit “Selita.”

Advertisements

Policia njofton se të dy shtetasit qarkullonin me armë zjarri pistoleta në automjet.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se në afërsi të rrethit të Selitës, në një automjet, qarkullonin persona të armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Selita”.

Advertisements

Policia ndaloi automjetin me drejtues Redi Hoxhën dhe pasagjer Alban Begeja.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën 2 armë zjarri pistoleta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 7 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikulli paraprakVjen lajmi i mirë për shqiptarët, ja cilat janë 6 vendet e BE-së ku viza e punës merret më lehtë
Artikulli tjetërU kap në automjet me Endrit Doklen, Prokuroria kërkon burg për Fatjon Muratin, sekuestrohet mjeti i blinduar me pronar… (Detajet)