Meta del në konferencë dhe paralajmëron: Do i japim goditjen në themel këtij sistemi!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se do i jepet “goditja në themel sistemit të ngritur nga kryeministri Edi Rama”.

Advertisements

Gjatë një takimi me të rinjtë e PL, Meta theksoi se “krimi është kancer për zhvillimin e vendit dhe se të rinjtë shqiptarë janë burgjeve të Evropës”.

Ilir Meta: “Të rinjtë do të kenë zërin e tyre në Këshillin e Tiranës dhe këshillat e bashkive të tjera, gjysma e kandidatëve do të jenë të rinj e të reja. Kjo do i ndihmojë të përballojë dhe shpenzimet e larta të jetesës.

Advertisements

Qeveria të plotësojë menjëherë kërkesat e pedagogëve, është e mundur. Kërkesat të drejta dhe të logjikshme, qoftë mjafton që qeveria të mos vjedhë më, ose të mos vjedhë kaq shumë. Është çështje prioritetesh.

Ju i dini aferat me të cilat vidhen shqiptarët, si ajo e inceneratorëve. Investime luksoze në kohë krize, kryeministri vetë nuk kursen.

Maqedonia vendosi të mos marrë pjesë në Eurovision për të shkurtuar shpenzimet dhe pët u solidarizuar me qytetarët.

Do i japim goditjen në themel këtij sistemi, që e ka bërë Rama dhe ministri i Brendshëm që thotë “nuk ka zhvillim pa krim”.

Krimi është një kancer për zhvillimin e një vendi. Shqipëria vendi i parë për numrin e të burgosurve në Evropë. Ata që drejtojnë gjithë këto operacione, marrin lejet dhe paratë kanë mbështetjen e qeverisë. S’duam që të rinjtë të largohen por të mbështeten nga shteti, qeveria dhe pushteti vendor që të çojmë vendim përpara. Do mbështesim të rinjtë.

Artikulli paraprak“Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu”, Meta: T’ua heqim Shqipërinë oligarkëve, në 29 tetor mbahet konventa e PL
Artikulli tjetërGazetari i TV shtetëror RUS: Kush dreq leshko është ky vend që quhet Shqipëri, që i shërben imperializimit amerikan?!