“Do të bëjmë gjithçka për të mbajtur rininë këtu”, Meta: T’ua heqim Shqipërinë oligarkëve, në 29 tetor mbahet konventa e PL

Kryetari i zgjedhur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvillur sot një takim me të rinjtë në Tiranë.

Advertisements

Në fjalën e tij ish-presidenti u shpreh se është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës.

Meta njoftoi se në 29 tetor do të mbahet konventa e PL, ku do të miratohet programi themelor e statusi i partisë.

Advertisements

“Jemi në prag të konventës Kombëtare të PL që do të zhvillohet me 29 tetor e do të miratojë programin themelor të PL, Statutin e saj, do të përcaktojë qëndrimet strategjike, angazhimin për referendumin se rruga e vetme për ti kthyer fuqinë qytetarëve e për të garantuar llogaridhënien e rrëzuar përtokë në këtë vend e këtë shtet dhe mbi të gjitha për t’ia hequr Shqipërinë të fortëve e oligarkëve e për ti’a kthyer të rinjve.

ër tu kthyer prindërve gjyshërve buzëqeshjen, shtëpitë e vatrat e të cilëve kanë ardhur duke u zbrazur nga nipërie e mbesat.

Takova një pedagog të nderuar e po e pyesja për situatën në universitet. Tha se në departamentin e tij për 200 kuota master para pak vitesh aplikonin 600 studentë, ndërsa aktualisht nuk kanë aplikuar as 40. Kur flasim për Universitetin e Tiranës, e kuptoni se si po thahet Shqipëria nga të rinjtë, nga elementi më vital. Është koha për të bërë gjithçka për të mbajtur të rinjtë e të rejat këtu e për të rikthyer ata që ikën nga mungesa e shpresës”, tha Meta.

Artikulli paraprak“Mos u zini për mua”/ Plas debati LIVE në emision mes Dalina Buzit dhe Valbona Selimllarit
Artikulli tjetërMeta del në konferencë dhe paralajmëron: Do i japim goditjen në themel këtij sistemi!