“Kemi kapacitete”/ Rama: Renditja e universiteteve tona në hartën globale, e papranueshme

Kryeministri Edi Rama po zhvillon këtë të martë një takim me rektorët e universiteteve Publike dhe Jopublike ku po diskuton mbi procesin e rankimit të institucioneve të arsimit të lartë.

Advertisements

Gjatë fjalës së tij Rama tha se renditja e institucioneve të arsimit të lartë në vend, “pavarësisht përparimit real, konkret, në hartën globale është e papranueshme”.

Por më tej kreu i qeverisë theksoi se kjo renditje që nuk pasqyron kapacitetet që kanë universitetet tona.

Advertisements

“Dua tu bëj me dije që në takimin e Pragës të atij që është pagëzuar si komuniteti i ri politik evropian unë e kam ngritur temën e universitetin si temë që duhet konsideruar nga BE për t’u trajtuar pa pritur që Shqipëria të bëhet anëtare e BE. Universitetet e vendeve të BE me aksesin e plotë në atë sistem kanë mundësinë e krijimit të menjëhershëm të sinergjive mes tyre e mundësinë e financimeve ekstra, gjë që për ne sot për sot e pamundur se nuk jemi në BE.

Ne kemi çelur një proces të ndërkombëtarizimit të universiteteve. Falënderoj rektorët se shikojmë hapa shumë inkurajues dhe për faktin që ka një shtysë domethënëse në drejtim të aksesimit të fondeve evropiane për atë pjesë të sistemit që ne mund ta aksesojmë që sot si vend kandidat.

Risjell në vëmendje një shifër të Universitetit të Tiranës, i cili e ka rritur numrin e përfituesve nga fondet evropiane, nga më pak se 50 përfitues në më shumë se 400 përfitues, pra pedagogë nga këto financime, do të thotë gjysma e gjithë numrit të përgjithshëm të pedagogëve të universitetit. Diçka e jashtëzakonshme e është impakti i drejtpërdrejtë i lidershipit të ri të universitetit të Tiranës.

Duke bërë që kapaciteti ynë financues për kërkimin shkencor të rritet në mënyrë shumë të ndjeshme. Unë e sjell këtë shembull këtu në funksion të asaj që treguesi është shumë i qartë. Ne në sistemin tonë universitar kemi shumë më tepër kapacitete se sa ka qenë e mundur të lexohen në sytë e opinionit publik por dhe në sytë e opinionit më të interesuar, si rezultat i një periudhe shumë të gjatë amullie dhe prapambetje në trajtimin e burimeve njerëzore. Sot ky është një nga efektet më të rëndësishme të reformës dhe të kësaj qasje të re e nxitjes për ndërkombëtarizim.

Ne nuk kemi të ardhme tjetër përveç krijimit të sinergjive dhe çeljes së dyerve të universiteteve evropiane këtu në Tiranë përmes universiteteve tona. Rritja dhe e programeve të përbashkëta e programeve në gjuhën angleze, është hapi i parë, por shumë domethënës.

E dukshme që reformimi po sjell një impakt në metodat e mësimdhënies, menaxhimin e ofrimin e mundësive të reja për studentët. Marrë relative në raport me startin pas reformës e jo në raport se ku duhet të jemi.

Për mua këtu dhe në çdo drejtim tjetër Shqipëria është në të njëjtin pozicion, si dita me natën me ku ka qene dhe si nata me ditën në raport me ku duhet të shkojmë.

Dhe procesi i financimit tregon që jemi në drejtimin e duhur, pavarësisht se duhet akoma më shumë shfrytëzim i hapësirës së autonomisë.

Çështja që shtrohet sot është që pavarësisht përparimit real, konkret, pse raporti ynë me të ardhmen është ende shumë i zhdrejtë, renditja e universiteteve shqiptare në hartën globale është e papranueshme, por lajmi i mirë sipas nesh, analizës së bërë e mbi çfarë rezulton nga impakti i reformës është që është një renditje që nuk pasqyron kapacitetet, ky është lajmi i mirë.

Solla shembullin e aksesit në financimet evropiane, madje në ato projekte në të cilat universiteti i Tiranës ka aksesuar, kemi disa projekte ku është lider universiteti i Tiranës.
Kjo flet që kapacitetet ne i kemi shumë më të mira se sa çfarë tregojnë pamja dhe niveli i rankimeve tona absurde shumë poshtë.

Ndaj gjëja që kemi vendosur është që të merrmi shumë seriozisht me këtë aspekt dhe do të thotë të fillojmë e ti ndjekim një nga një të gjitha kushtet që duhen përmbushur, që ndonjëherë janë kushte fare elementare për të pasur një rankim shumë më dinjitoz e shumë më pranë asaj që ofrojnë kapacitetet tona akademike”-tha Rama.

Artikulli paraprakMasakra në Klos, gazetari zbardh detaje të reja dhe tregon dëshminë e vajzës: Ja çfarë e “tërboi” Fiqiri Mjeshtrin, që më pas qëlloi të 4 personat
Artikulli tjetërDo të rikthehen reshjet? Sinoptikani Hakil Osmani zbulon temperaturat surprizuese këtë fundjavë