I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, gazetari Armand Bajrami ka dhënë më shumë detaje përsa i përket dinamikës së vrasjes së babë e bir në Klos, Ilir e Kenado Shira.

Advertisements

Bajrami thotë se sipas dëshmive, ka qenë një etiketim fyes ndaj vajzës së autorit në takimin që ai kishte thirrur nga pala e akuzuar ndaj tij, pas të cilit Fiqiri Mjeshtri ka kryer krimin e rëndë ku ka vrarë babë e bir.

Armand Bajrami: Në muajin Shtator, Renato Hasula ka pretenduar se i ka vjedhur adresën në Instagram të 16-vjeçares dhe më pas dhe ai ka vijuar me kërcënime të kësaj forme se do të publikojë foto ose video.

Presioni i madh që ajo ka pasur nga Renato Hasula ka bërë që vajza për 4 ditë të mos shkojë në shkollë. Kjo tronditje ka shkuar dhe tek i ati i saj, i cili ka ardhur në Shqipëri dhe ka kërkuar takim me 4 personat e tjerë. Ka filluar një diskutim se pse ka ndodhur apo si ta sheshonin këtë. Sipas dëshmive, Fiqiri Mjeshtri i ka kërkuar një prej djemve që duhet të konsolidonin këtë marrëdhënie në martesë.

Ka hasur në një reagim kundërshtues dhe madje sipas dëshmive, ka pasur një etiketim fyer ndaj vajzës, 16-vjeçares në atë tryezë nga pala e akuzuar dhe kjo ka ngjallur tension shumë të lartë tek Fiqiri Mjeshtri që është larguar fillimisht pak metra nga tavolina dhe më pas kthyer dhe i ka qëlluar me pistoletë të 4 personat duke vrarë 17-vjeçarin Shira, duke plagosur rëndë babain e tij që ka ndërruar jetë gjatë rrugës në spital dhe ka plagosur 2 të tjerët.

Advertisements

Gazetari Bajrami thekson se 16-vjeçarja është shumë e tronditur teksa shkron se ajo ka dëshmuar se ka pasur vetëm komunikim elektronik përmes rrjeteve sociale me 2 djemtë.

Armand Bajrami: Vajza është shumë e tronditur, por ka refuzuar që të ketë pasur një marrëdhënie të ngushtë miqësore me djemtë. Ka pasur vetëm komunikim elektronik mes tyre.

Sjellim në vëmendje se Fiqiri Mjeshtri, autori i vrasjes së babë e bir në Klos, u vu në dijeni për ngacmimet që të rinjtë e familjes Shira dhe Hasula i bënin vajzës së tij përmes rrjeteve sociale. Ishte pikërisht 39-vjeçari i cili kërkoi të takohej me familjarët e të rinjve për të sqaruar këtë situatë të krijuar mes të rinjve. Takim ky që përfundoi tragjikisht pasi viktima, Iliri Shira refuzoi që lidhja mes djalit të tij, Kenados dhe vajzës së autorit të konsolidohej.

Fatmir Mjeshtri, vëllai i autorit tregon dinamikën e ngjarjes së rëndë, ku humbën jetën Iliri dhe Kenado Shira vetëm 17 vjeç dhe u plagosën Eglantin e Renato Hasula.

“Shira i bënte presion me rrjetet sociale. Kërcënimi që i ka bërë me jetë vajzës që do të të shkatërroj jetën, nga më të ndryshmet”, tha ai.

Në rrëfimin e tij, Fatmiri tregon se ai dhe vëllai i tij Besniku nuk ishin në dijeni që Fiqiriu kishte armë me vete, me të cilën vrau dhe vetën pak minuta pas ngjarjes.

“U futa unë që të mos ishte në prani vëllai vetëm që të zbutej muhabeti. Të ulja sherrin”, tha ai.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në ambjentet e jashtme të një lokali në Klos, ku takimi sqarues mes 3 familjeve prodhoi 2 të vrarë e dy të plagosur. Konkretisht viktima mbetën Ilir e Kenado Shira, ndërsa u plagosën Eglantin dhe Renato Hasula.