Berisha del me paralajmërimin e fortë: Shumë shpejt do nisim protestat masive, Rama s’mund të tallet me djersën e shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka lajmëruar se shumë shpejt do të nisin protesta e udhëhequra nga “Foltorja” e tij. Lajmin Berisha e bëri të ditur gjatë një konference për mediat, teksa theksoi se askush nuk mund të tallet me djersën e shqiptarëve. Ish-kryeministri për të ashtuquajturën “afera e inceneratorëve” bëri përgjegjës direkt vetëm dy persona, Edi Ramën dhe Engjëll Agaçin.

Advertisements

“Në shumë shpejt do u prijmë protestave të fuqishme. Nuk mundet më kush të tallet me djersën e popullit shqiptar. Ajo që ndodhi me Agaçin ishte një parodi tallëse, ndaj dhe denoncoj publikisht këtë qëndrim dhe ju them shqiptarëve se përgjegjësit kryesorë për aferën e inceneratorëve janë vetëm Edi Rama dhe Engjëll Agaçi, që firmosin për xhepat e tyre për të mbyshur valixhet me euro. Fap fap fap e tak tak tak firmosin Rama e Agaçi”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe në lidhje me marrjen në pyetje të sekretarit të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi në lidhje me aferën e Inceneratorëve. Berisha deklaroi se edhe pse u njoftua me shkresë se procedura ishte e paligjshme, Agaçi firmosi 17 procedura të paligjshme brenda 24 orëve.“Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorët më kryesorë sepse firmosën disbursimin e shumave shumë milionëshe një kompanie që sapo ishte krijuar dhe nuk plotësonte asnjë kriter ligjor për t’iu besuar ndërtimi i inceneratorëve. Sot dua të denoncoj parodinë që po ndodh me aferën e inceneratorëve.

Advertisements

Ju e patë njeriu absolutisht i dytë më përgjegjës për këtë aferë 420 milionë hyri dhe doli serbes si të ishte në një kafene si Skapi i partisë. Qytetarët duhet ta dinë se paratë, taksat e tyre, u dhanë pikërisht nga firma e kundraligjshme e Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçi. Taksapaguesit shqiptarë e paguajnë vetëm që t’i thotë kryeministrit dhe këshillit të ministrave përputhen apo nuk përputhen me ligjin.

Ai megjithëse enti i specializuar kombëtar i prokurimeve i drejtuar nga Eduard Ahmeti i bëri shkresë e procedura e prokurimit është e paligjshme, prokurim me negociatë të mbyllur, ai përgatiti aktin për të dhënë fondet për këtë prokurim të paligjshëm i cili në rast se Agaçi bllokonte fondet shndërrohej në një letër të vdekur pa vlerë”, tha ai.

Artikulli paraprak“Unë e dija për çështjen dhe…”, flet i fejuari i Pajollarit: Njihem prej 3 muajsh me Tinën, qante kur…
Artikulli tjetërKonfindustria mbështet raportin e KiE për Shqipërinë: Problematikë kapja e shtetit në vendimarrjen qeveritare, prishja e konkurrencës dhe monopolet